Pyetja:

A është sevapi i njëjtë i agjërimit i dimrit me atë të verës?

***

Përgjigjja:

Sevapi i agjërimit obligativ (pra, kompensimi i ditëve të mbetur të ramazanit, betimi apo diçka tjetër) është i njëjtë i verës me atë të dimrit, ndërkaq kur vie puna te agjërimi vullnetar, është e ditur që agjërimi i verës ka më shumë sevape sepse sjell më shumë vështirësi.

Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini.” (Bekare: 184)
I Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë:
“Kush agjëron një ditë për hir të Allahut xh.sh., Allahu e largon fytyrën e tij 70 vite larg zjarrit të xhehenemit, si shpërblim për agjërimin e asaj dite.” [1]

Por me rëndësi është t’i kushtojmë vazhdueshmërisë në këto adhurime, sado të vogla që janë.

Hoxhë Zejd Haziri

————————

[1] Buhariu dhe Muslimi