Pyetja:

A është natë e madhe, nata e miraxhit?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëfuqishmit, të Gjithëpushtetshmit, të Vetmit që i takon adhurimi. Bekimet, dëlirësia, begatitë e Tij qofshin mbi të Dërguarin e fundit Muhamedin ﷺ.
Padyshim që është natë e madhe se Zoti e ka përmend në Kuran, po s’dihet se kur ka ndodhë ekzaktësisht, flas për dijetarët me famë në lëminë e teologjisë islame jo për këta shqiptarët se këta e kanë gjetur. Edhe pse ajo është natë e madhe, nuk bën të festohet apo të veçohet me adhurim apo të konsiderohet si natë e mirë që duhet festuar, sepse pronari i mrekullisë Muhamed Mustafa ﷺ se ka festuar, as shokët e tij, as Ebu Hanifja e medhhebet e tjera. Nga mbiu ky bidat?! Po ai ka një burim: injoranca në njohjen e ligjeve të Islamit.

Natë e veçantë konsiderohet vetëm ajo për të cilën ka ardhur argument ose përndryshe i bie të festojmë çdo ngjarje historike: dita e Bedrit, dita e Vitit të Ri të hixhretit, dita e Uhudit dhe do të dilnim me 399 festa nga 355 ditë që ka viti lunar. Se kush do të punonte pastaj s’e di dhe se kush të përparonte s’e di. Falënderimi i takon Zotit që e ka ruajtur vetë fenë e Tij e s’e ka lënë në dorë të njerëzve.

Dr. Imam Ahmed Kalaja