Pyetja:
Ç’është është kuptimi i emrit të Allahut, el-Hakim?
***
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Kuptimi i parë i emrit të Allahut el-Hakim
Emri i Allahut el-Hakim është i modelit “fa‘il”, i cili, nga pikëpamja gramatikore është një formë e theksuar e njërës prej tyre: Modeli “fa‘il”, në të cilin rast hakimi i referohet Allahut (Gjykatësit), Atij që nxjerr rregulla ose caktime. Allahu i Lartësuar është Ai që sundon mbi krijimin e Tij dhe askush nuk ka fuqi t’ia heqë vendimin dhe caktimin e Tij universal (kawni – vendimi ose kaderi – caktimi). Ai është i Cili nxjerr vendime për krijimin e Tij, në mënyrë që ata të ndjekin caktimin e Tij fetar (Sher’iah), të cilin askush nuk mund ta ndryshojë.
Allahu i Lartësuar thotë: “Vendimi (hukmi) i takon vetëm Allahut. Ai e tregon të vërtetën dhe Ai është gjykatësi më i mirë.” (En’am: 57)
Pra, askush nuk mund ta ndryshoj caktimin e Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe Allahu gjykon; e ska kush që mund ti kundërvihet gjykimit të Tij. Dhe Ai është i shpejtë në llogari.” (Ra’d: 41)
Dhe nuk ka vendim më të mirë se caktimi i Tij.
Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe ndiq atë që të shpallet ty (o Muhamed) dhe bëhu i durueshëm derisa të gjykojë Allahu. Dhe Ai është gjykatësi më i mirë.” (Junus: 109)
Kuptimi i dytë i emrit të Allahut el Hakim
Ose është forma intensive (“fa‘il”) e modelit “muf‘il”, që do të thotë se Allahu është muhkim ose Ai që është i saktë në krijimin e Tij.
Kështu Ai, qoftë i lavdëruar, e krijoi krijimin e Tij në një mënyrë të saktë dhe e bëri atë të përsosur dhe më të bukur.
Allahu i Lartësuar thotë: “(Është) vepër e Allahut, i cili e përsosi çdo gjë. Vërtet, Ai është i dijshëm për atë që bëni ju.” (Neml: 88)
Kuptimi i tretë i el-Hakim është Ai që ka urtësi
Ibn el-Athiri ka thënë: “Se el-Hakim do të thotë Ai që është i zotëruar nga urtësia, dhe urtësia i referohet njohjes së gjërave më të mira në sajë të degëve më të mira të dijes.” [1] Allahu i Lartësuar nuk i drejton punët e kësaj universi veçse në bazë të urtësisë dhe nuk urdhëron dhe nuk ndalon asgjë përveç se në bazë të urtësisë.
Shejh Sa’di ka thënë: “El-Hakimi është Ai të Cilit i takon urtësia e lartë në krijimin dhe urdhrin e Tij, i Cili ka krijuar çdo gjë në mënyrë të përsosur: “Po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i Allahut“? (Maide: 50)
Pra, Ai nuk krijon asgjë kot, ose nuk përshkruan asgjë pa qëllim. Ai që ka fuqinë për të vendosur dhe gjykuar në këtë jetë dhe në botën tjetër, Atij i përkasin tri llojet e vendimeve dhe askush nuk ka hise me Të në to. Kështu, Ai vendos dhe gjykon ndërmjet robërve të Tij sipas vendimeve të Tij të sheriatit, dhe sipas vendimeve të Tij dhe ndëshkimit të Tij.
Urtësia, mençuria do të thotë t’i vendosësh gjërat në vendin e duhur.” [2]
Allahu e di më së miri.
——————————-
[1] Nihajeh fi Gharib el-Hadith, 1/419
[2] Tefsir es-Sa‘di, fq. 945
Comments are closed.