Pyetja:

A zbret Allahu në qiellin e parë natën e pesëmbëdhjetë të muajit Shaban dhe i fal të gjithë njerëzit përveç dy kategorive, domethënë jobesimtarët dhe ata që janë të përfshirë në mosmarrëveshje?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

A zbret Allahu në qiellin e parë në natën e 15-të të Shabanit? Kjo përmendet në disa hadithe, por ka disa papajtueshmëri për sa i përket qëndrueshmërisë së atyre haditheve. Nuk ka asnjë hadith sahih në lidhje me virtytin e natës së pesëmbëdhjetë të Shabanit.

Transmetohet nga Ebu Musa El Esh’ariu se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu shikon poshtë në natën e pesëmbëdhjetë të Shabanit dhe i fal të gjithë krijesat e Tij përveç një mushriku ose ai që ushqen urrejtje kundër muslimanëve.” [1]

“Ai që ushqen urrejtje ndaj muslimanëve” do të thotë ai që ka armiqësi ndaj një vëllai musliman. Në El Zevaid thuhet: “Isnadi i tij është daif, sepse ‘Abd-Allah ibn Lahi’ah është da’if (i dobët) dhe El Velid ibn Muslim është mudallis.”
Ka edhe një tjetër id’tirab (dobësi) në hadith, siç thotë El Darakutni: “Ky hadith nuk vërtetohet. Është transmetuar nga Muadh ibn Xhebeli, Aishja, Ebu Hurejra, Ebu Tha’lebe el-Kushani dhe të tjerët, por isnadet nuk janë të lira nga disa dobësi dhe disa prej tyre janë shumë të dobëta.” [2]

Mesi i muajit Shaban, a ka ndonjë virtyt?

Ibn Rexheb El Hanbeliu ka thënë:Lidhur me virtytin e natës së pesëmbëdhjetë të Shabanit ka hadithe të shumta, në lidhje me të cilat dijetarët u ndanë, por shumica prej tyre i klasifikuan si daif, dhe Ibn Hibani disa prej tyre i klasifikoi si sahih.” [3]

A ndodh zbritja e Allahut në qiellin e parë vetëm në natën e 15-të të muajit Shaban?

Zbritja e Allahut në qiellin e parë nuk ndodh vetëm në natën e pesëmbëdhjetë të muajit Shaban, por vërtetohet në El Sahihajn dhe gjetkë se Allahu zbret në qiellin e parë çdo natë, në pjesën e tretë të natës. Në këtë kuptim të përgjithshëm përfshihet nata e pesëmbëdhjetë e muajit Shabanit.
Prandaj, kur ‘Abd-Allah ibn el-Mubarek u pyet për zbritjen e Allahut në natën e pesëmbëdhjetë të muajit Shaban, ai i tha pyetësit: “O i dobët! Natën e pesëmbëdhjetë?! Ai zbret çdo natë!” [4]

El-Akili ka thënë: “Për sa i përket zbritjes së Allahut në natën e pesëmbëdhjetë të muajit Shaban ka hadithe të dobëta, por transmetimet se Ai zbret çdo natë janë të vërtetuara dhe sahih, kështu që nata e pesëmbëdhjetë e muajit Shaban përfshihet në këtë, dashtë Allahu.” [5]

Allahu e di më së miri.

islamqa.info

————————-

[1] Transmetuar nga Ibn Maxhe, 1390.

[2] El ‘Ilal, 6/50, 51.

[3] Leta’if el-Ma’arif, 261.

[4] Transmetuar nga Ebu ‘Uthman el-Sabuni në I’tiqad Ehl el-Suneh, nr. 92.

[5] El-Du’afa, 3/29.

Comments are closed.