Pyetja:

Kur agjëruesi llogaritet si udhëtar në Ramazan dhe si duhet vepruar në aeroplan për kohën e iftarit?

***

Përgjigjja:

Udhëtar konsiderohet ai person i cili largohet nga vendi i tij në distancë 80 km dhe qëndron mysafir më pak se 15 ditë. Udhëtari ka të drejtë ta prishë agjërimin që nga momenti kur largohet nga shtëpitë e fundit të qytetit të tij.

Kur udhëtari vjen në vendin e tij gjatë ditës, ai duhet t’i përmbahet agjërimit deri në perëdimin e diellit. Udhëtari i cili agjëron duhet të bëjë iftar me takvimin e vendit në të cilën gjendet për iftar, qoftë duke shkuar apo duke u kthyer nga udhëtimi.

Udhëtari i cili agjëron dhe gjendet në aeroplan duhet të bëjë iftar në momentin kur perëndon dielli (në sytë e tij). Pra për dallim nga nga pika e kaluar, udhëtari bën iftar sapo ta shoh perëndimin e diellit nga aeroplani e jo me takvimin e vendit në të cilin ai është duke shkuar për iftar.

30ditet.com

Comments are closed.