Pyetja:

A mund të japim zekatin për ndërtimin e një xhamie?

***

Përgjigjja:

Jo, kjo nuk lejohet. Ndërtimi i xhamisë nuk hyn në grupet e përmendura në Kuran: “Allahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj.,) t’ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve), në rrugën e Allahut dhe atij që ka mbetur në rrugë.” (Tevbe: 60)

Zekati duhet të jepet në para direkt tek muslimanët e varfër dhe atyre në nevojë që ata të veprojnë siç dëshirojnë me to.

Comments are closed.