Pyetja:
Prindi a bën mëkat kur e mallkon fëmiun e vet?
***
Përgjigjja:
Prindërit nuk duhet mallkuar fëmijët e tyre kur ata gabojnë, por duhet lutuar për udhëzimin dhe faljen e tyre. I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos e mallkoni veten, mos i mallkoni fëmijët tuaj, mos mallkoni pasurinë tuaj. Mos ia qëlloni çastit në të cilin Allahu lutësit ia plotëson çdo gjë të kërkuar, që edhe mallkimit tuaj t’i përgjigjet.” [1]
Hoxhë Zejd Haziri
—————————-
[1] Muslimi
Comments are closed.