Pyetja:

A i lejohet një joarabi të thotë “feja e babait tonë Ibrahimit”?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Transmetohet nga Abdu Rrahman ibn Abza (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Pejgamberi ﷺ thoshte në mëngjes dhe në mbrëmje: “Asbahna ala fitrat il-Islam ue kelimet il-ihlas ue ala dini nebijina Muhammedin ﷺ ue ala milati ebina Ibrahime hanifen we maa kane min el-mushrikeen (Këtë mëngjes ne pohojmë aderimin tonë në rrugën e Islamit dhe fjala e sinqeritetit dhe feja e profetit tonë Muhamedit ﷺ dhe feja e babait tonë Ibrahimit, monoteizmi i pastër, dhe ai nuk ishte nga ata që i bëjnë shok Allahut). [1]

Sipas një transmetimi tjetër, është transmetuar nga Abdu Rrahman ibn Abza, se Ubej ibn Ka’bi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ na mësonte të themi kur vinte mëngjesi: “Asbahna ala fitrat il-islam ue kelimet il-ihlas ue sunneti nebijina Muhamed ﷺ ue mileti ebina Ibrahim hanifen muslimen ue ma kaane min mushrikin (Këtë mëngjes pohojmë respektimin e rrugës islame dhe fjalës së sinqeritetit dhe rrugës së profetit tonë Muhamedit ﷺ dhe fesë së babait tonë Ibrahimit, monoteizmit të pastër dhe nënshtrimit ndaj Allahut, dhe ai nuk ishte prej atyre që i bënte shok Allahut)”. Dhe kur vinte mbrëmja, ne thonim diçka të ngjashme. [2]

Ajo që i është urdhëruar çdo muslimani, qoftë arab apo joarab, është ta lexojë këtë lutje me frazën babai ynë Ibrahim. Kjo për arsyet e mëposhtme:
1.. Ibrahimi (paqja qoftë mbi të) nuk është baba vetëm për arabët; përkundrazi ai është gjithashtu baba i Beni Isra’ilit (fëmijëve të Izraelit), dhe Isra’ili është Ja’kub ibn Is’hak ibn Ibrahim (paqja qoftë mbi të gjithë ata).
Shejh Ibn Uthejmini ka thënë: Ibrahimi është babai i arabëve dhe babai i izraelitëve. [3]
2.. Çdo profet ishte si një baba për kombin dhe ndjekësit e tij. Siç thotë në ajetin në të cilin Allahu i Lartësuar na tregon se Profeti i Tij Luti (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “O populli im, këto janë vajzat e mia; ato janë më të pastra për ju.” (Hud: 78)
Muxhahidi tha: Në fakt ato nuk ishin vajzat e tij; përkundrazi ata ishin pjesë e kombit të tij (ummetit), dhe çdo profet është baba i kombit të tij. [4] Allahu e di më së miri.

islamqa.info

—————————–

[1] Ahmedi (14938)

[2] Tabarani, “Ed-Du‘aa” (293); Abdullah ibn Ahmedi në Zaua’id el-Musned (20641)

[3] Lika’ul-Baab el-Maftuh (189/16)

[4] Tefsiri i Taberiut (15/414)

Comments are closed.