Pyetja:

A e ka obligim djali apo vajza t’i tregojnë të kaluarën e tyre njëri-tjetrit?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ.

Jo! Nuk e kanë obligim t’i tregojnë tjetrit as vajza e as djali. Sepse dikush dëshiron ta ruaj atë sekret, jo për shkak të simpatisë ndaj teje apo frikës nga hidhërimi e ndarja prej teje, por ngase dëshiron t’i mbaj ato të liga për vete. I numëron disa njolla të zeza nga periudhat e jetës së tij që dëshiron t’i mbaj të fshehta, niset nga parimi që punët e liga/mëkatet duhet fshehur.

Përpos nëse, Allahu na ruajttë, ka bërë zina e ajo është e metë dhe të metën duhet treguar vajza-djalit dhe djali-vajzës. Dhe pastaj djali vendos nëse dëshiron ta pranojë apo jo ashtu vajzën, e nëse e pranon duhet të ia mbulojë atë të metë dhe kurrë më të mos të ia përmend deri në Kiamet.

Por edhe nëse dëshiron të heqë dorë nga ajo ngase nuk mundet ta pranojë ashtu sepse frikësohet se më pas vuan, është e drejtë e tij dhe obligim të ia mbulojë këtë vajzës ngase ajo i ka besuar dhe treguar atë të metë. T`ia mbulojë dhe mos të ia zbulojë këtë të metë deri në Kiamet.

Muslimanët kanë rregulla dhe parime në jetën e tyre, ata mbajnë sekrete dhe emanetet e janë të sinqertë. Ngase ajo vajzë nesër do të bëhet gruaja e dikujt, mund të bëhet gruaja e shokut tënd (ai e ka hallall). Ti e ke pas ofertë, tentativë, përpjekje, interesim për ta marrur dhe pavarësisht shkakun dhe arsyen ke dështuar. Tjetri e merr, pavarësisht se ajo ka bërë mëkat, ngase ajo është motër e jona (në islam).

E nga mossinqeriteti i djalit në këtë rast, shkon dhe i tregon shokut të tij se filan vajzën kam dashur ta marr por nuk e mora për këtë shkak. E nëse nesër ai shok, vendos ta marr po atë vajzë.. si do ta ndjesh ti vetën pastaj karshi tij dhe ai karshi teje?

Andaj futi të metat dhe behanet e saja në dhe, ngase ajo është motër e jona! Kushdo që e ka fat ta martojë atë dashtë Allahu do të ia shoh hajrin!

Dr. Shefqet Krasniqi

Comments are closed.