Pyetja:

Pse qajnë fëmijët e porsalindur?

***

Përgjigjja:

Në aspektin fetar siç na ka treguar Pejgamberi ﷺ në hadith sahih se shejtani i ngacmon fëmijët e porsalindur duke i prekur në bel. Këtë e vepron me të gjithë fëmijët, me përjashtim të Merjemes dhe birit të saj. Transmetohet se kur ka lindur Isai (paqja e Allahut qoftë mbi të) shejtani ka shkuar për ta ngacmuar mirëpo nuk ka mundur të i afrohet nga numri i shumtë i melaqeve që ishin rreth tij.

Ndërsa nga aspekti mjekësor fëmija i porsalindur kur qanë fillon të frymojë ajrin dhe nënkupton se mushkritë e tij janë të zhvilluara mirë. Në rast se nuk qanë një bebe e porsalindur atëherë mjekët duhet menjëherë të reagojnë përndryshe ajo vdes.

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi

Comments are closed.