Pyetja: Nëse njeriu e falë namazin e natës në shtëpinë e tij, ndërsa përreth tij ka anëtarët e familjes, a llogaritet ky lloj i veprës prej veprave të fshehta, që janë mes tij dhe Allahut? E, nëse jo, atëherë si të arrijë të vetmohem në jetën time, saktësisht në namazin e natës?

Përgjigjja: Të jesh i vëmendshëm se boshti i kësaj çështje është krejtësisht rreth zemrës: “dhe kur të dalin në shesh ato që fshihen në kraharorë,” (Adijat, 10). Mbajtja fshehur e veprave apo shfaqja e tyre është nga shkaqet dhe mjetet. “Nëse i jepni sadakatë haptazi, kjo është mirë; por, nëse ua jepni të varfërve fshehurazi, kjo është edhe më mirë për ju, sepse kështu Ai (Allahu) jua fal gjynahet tuaja. Allahu e di mirë atë që bëni ju.” (Bekare, 271). Kësisoj, bërja veprave haptazi apo fshehurazi lavdërohet në bazë të përfitimeve fetare. Mirëpo, shumicës së zemrave të njerëzve iu bën dëm shfaqja e adhurimeve personale.
Megjithatë, njeriu e njeh veten e tij më së miri. Nëse falja e namazit të natës në shtëpi kur përreth teje janë familjarët nuk i bën dëm zemrës sate, asilloj që zemra jote të kthehet nga lavdërimet e tyre, mirëpo me këtë veprim, ti i nxitë ata për namaz, dhikr dhe gjallërohet shtëpia në kohë të syfyrit, atëherë për këtë praktikë ke shëmbëlltyra nga selefi të cilët i ngrinin zërat e tyre duke lexuar Kuran për t’i përkujtuar të shkujdesurit.
Ndërkaq, nëse zemra jote ndikohet prej saj, në mënyrë të atillë që kërkon ta nderojnë e lavdërojnë, atëherë ik dhe vetmohu me namazin tënd në një vend ku mund t’i drejtohesh Allahut, Zotit tënd. Për këtë ke praktikën e selefit të cilët për namazin e tyre i gjurmonin kohërat kur njerëzit ishin në gjumë, apo madje venin në xhami të vjetra apo vende boshe prej njerëzve.

 

Pyetje dhe përgjigje të përzgjedhura në portalin “askfm” nga autori #Ibrahim_Sekrani