Pyetje: Unë po e vërej se si burri im nuk dëshiron që unë të vizitojë prindërit e mi. Unë nuk e di se cili është shkaku. Familja ime i përmbahen fesë. Ai më lejon të shkoj, vetëm atëherë nëse unë e mërzis duke e lutur, por pa dëshirë. A mëkatojë nëse i vizitojë ata? A u përkas atyre që dalin pa lejen e burrit? A është e mjaftueshme që ti vizitojë ata një herë në javë?

Përgjigje: Nuk ka dyshim se është i detyrueshëm përkushtimi ndaj prindërve dhe se është gjithashtu e detyrueshme bindja ndaj burrit. Duke pasur parasysh përkushtimin, është më e rëndësishme bindja ndaj burrit të saj. Megjithatë, bashkëshorti nuk duhet ta pengojë gruan nga vizita e prindërve të saj. Kjo kundërshton fjalët e Allahut (te ala):

وَعَاشِرُوهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ

Çoni jetë të mirë me to.” 4:19

Nuk është fare miqësi dhe bashkëkuptim që ai ta pengoj atë nga vizita e prindërve të saj. Përjashtimi i vetëm është nëse ai beson se vizita ka pasoja, në formën që prindërit ndikojnë keq tek ajo. Ka gra që ndikohen për të keq nga të afërmit e tyre. Në këtë rast, ai ka të drejtë që ta ndalojë atë. Përndryshe, sikurse thashë ai nuk duhet ta bëjë këtë.

Lidhur me atë që ti e bezdis atë duke e lutur derisa ai të lejoj të shkosh pa dëshirë, kjo është në rregull përderisa ti vepron atë që duhet për tu kujdesur mirë me prindërit. Pra ti nuk duhet që gjithmonë të kërkosh leje. Kjo është jashtë përkushtimit të detyrueshëm. Ajo duhet të mjaftohet me përkushtimin e detyrueshëm dhe ti kërkojë atij që ta lejoj të shkojë tek ta edhe pse ai nuk e dëshiron këtë.

 

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin
Burimi: Nur ala-Darb (57 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com