1-A bën të vendosësh vath në hundë,
2-Gur vezëllues në dhëmbë,
3-Tatuazh për disa ditë që fshihet prapë.
Këtu në Perendim shumë motra të mbuluara vendosin të tilla gjëra

Përgjigje: Përpara se të përgjigjem pyetjeve dua të sqaroj që origjina tek gratë është që lejohet të zbukurohen për burrat e tyre brenda kufijve që ua ka lejuar feja dhe pa ekzagjerim në këtë zbukurim, duke mos i shfaqur këto zbukurime para njerzve të huaj.
Ndonëse nuk duhet lënë mënjanë ky lloj zbukurimi i jashtëm ajo çfarë duhet ti jepet përparësi është zbukurimi i zemrave dhe brendësisë, sepse këtu është bukuria e vertetë tek një besimtare.
Ndëra përsa i perket pyetjeve, them duke iu mbështetur Allahut:

1- Nëse vendosja e vathit në hundë është prej zakoneve të motrave muslimane në perëndim lejohet të vendosen duke e krahasuar me vendosjen e tyre në vesh, për të pasur qëllim zbukurimin, por pa qënë kjo shkak për ta dëmtuar atë. Nëse vihen këto vathe në hundë duke u përngjarë jobesimtarëve, të cilat i vendosin këto duke pasur lidhje të ngushtë me ritualet e tyre pagane, sidomos indianet, në këtë rast nuk lejohet vendosja e tyre.

2- Dijetarët për vendosjen e gurëve vezullues në dhëmbë kanë thënë që është ekzagjerim në zbukurimin e gruas dhe këshillojnë që gratë të mos e teprojnë me të tilla zbukurime të panevojshme.

3- Tatuazhi është një shenjë ose vizatim i përhershëm në lëkurë, me pigmente që injektohen përmes gjilpërave nën shtresën sipërfaqësore të lëkurës. Ky lloj tatuazhi është haram (e ndaluar) me argument të saktë nga Profeti – salallahu alejhi ue selem – ku thotë: “Ka mallkuar Allahu atë që bën tatuazh dhe atë që e kërkon ta bëjë tatuazhin”
Por nëse nuk është tatuazh me kuptimin tradicional me përdorimin e gjilpërës ose me përdorimin e teknologjive të reja, por është vetëm një vizatim i cili mund të hiqet pas disa ditësh, ky vizatim i tille lejohet me disa kushte, të cilat janë:
-1- që të jetë ky vizatim i përkohshëm dhe mos të jetë i përhershëm.
-2- të mos jetë vizatim i të frymorëve (gjërave që kanë shpirt).
-3- të mos jenë këto ngjyra që përdoren në vizatim dëmtuese për trupin.
-4- të mos e shfaqë këtë vizatim njerëzve që nuk lejohet shfaqja e zbukurimeve para tyre.
-5- që të mos jetë vizatimi i përngjashëm me jobesimtaret ose njerëzit e pamoralshëm.
-6- të mos jenë këto vizatime simbole të ndonjë besimi pagan apo të ndonjë sekti të gabuar.

Allahu e di më së miri

 

Përgjigje nga Adelina Kuçana