Pyetje: Pyetësja thotë në letrën që ajo ka shkruar se burri i saj gjatë periudhës 20 vjeçare që ajo ka përmendur në letër, ai nuk e ka agjëruar muajin e Ramazanit. Ndërsa unë i kam përgatitur ushqim atij gjatë kësaj kohe edhe pse kam qenë duke agjëruar. A kam unë mëkat ngaqë kam vepruar kështu?

Përgjigje: Po! Në rastin e tillë ti ke mëkat. Prandaj është obligim për ty që të pendohesh tek Allahu për këtë veprim. Sepse me përgatitjen e ushqimit për të gjatë ditëve të Ramazanit, ti i ke ndihmuar atij që ai të bëj mëkat ndaj Allahut.

Ndërsa Allahu xhele ue ala thotë:

“Dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në mëkate dhe armiqësi!” 5:2

Përgatitja e ushqimit për të gjatë ditëve të Ramazanit, apo shtrimi i sofrës për të, dhënia e cigareve apo e pijeve alkoolike, të gjitha këto janë mëkat dhe vepra të urryera. Sidomos këto të fundit janë e keqe akoma dhe më e madhe. E lusim Allahun të na ruajë. Andaj nuk është e lejuar për ty që t’i ndihmosh atij që ai të mos agjërojë. Nuk duhet t’i japësh as ushqim, as pije, as cigare nëse është prej atyre që pi cigare, as pije alkoolike. Ngase siç e theksuam më parë këto janë gjynahe akoma edhe më të mëdha. Allahu na ruajt!

Ti e ke obligim që ta këshillosh dhe të ndalesh nga ky veprim. Thuaji atij: unë nuk të ndihmoj në këtë veprim. Dhe lëre që ai ta marrë mbi vete të gjithë mëkatin. E lusim Allahun të na ruajë.

 

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/18722
www.perlatmuslimane.com