Përgjigje: Nuk ka të keqe që gruaja t’i lidhë / bëjë flokët e saj gërsheta, mirëpo me kusht që këtë të mos e bëjë me qëllim të imitimit të jobesimtareve, apo që kjo të mos jetë simbol (shenjë dalluese) i grave të përdala dhe të ulëta. Ibën Abasi, radijallahu anhuma, tregon se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Kush e imiton një popull ai është (bëhet) prej tyre.” E transmeton Ebu Dawudi.

Këtë e thamë me kusht që gruaja muslimane të ketë kujdes të mos i imitojë ato gra me të cilat Allahu nuk është i kënaqur. Përndryshe kjo (lidhja e gërshetave) ka qenë traditë e grave në kohën e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem.

Imam Muslimi, Allahu e mëshiroftë, transmeton në Sahihun e tij, nr. 330, prej Umu Seleme, radijallahu anha, se ajo një ditë e pyeti të Dërguarin, salallahu alejhi ue selem:

O i Dërguari i Allahut! Unë jam një grua që i lidhi flokët si gërsheta; a duhet që kur të lahem prej xhunubllëkut t’i prish ato?

Ai u përgjigj: “Jo. Të mjafton vetëm që të hedhësh mbi kokë tre grushta me ujë, pastaj ta lash tërë trupin. Kështu llogaritesh e pastër.”

 

Hoxhë Lulzim Perçuku
Udhezimi.com