» Vendosja e qerpikëve artificialë

Dijetarët e mëdhenj e kanë ndaluar këtë qoftë edhe para burrit, ngase është ndryshim i krijimit të Allahut.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka ndaluar shtimin e flokëve të tjerë në kokë nga dikush tjetër, qoftë dhe flokë artificiale (paruka). Në analogji me këtë ata kanë thënë se këtu hyn dhe qerpikët sepse janë lloj i qimeve të kokës që nuk lejohet të shtohen.

Edhe thonjtë artificial janë të ndaluar sepse kjo bie ndesh me mësimet e udhëzimet e Islamit.

Muslimani e muslimania duhet të presin thonjtë, të mos i lënë të gjatë.

Nuk lejohet as ngjitja e thonjve artificial sepse kjo është në kundërshtim me natyrshmërinë e pastër në të cilën thërret Islami.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem kur ka numëruar tiparet e natyrshmërisë së pastër ka përmendur edhe shkurtimin e thonjve.

Gjithashtu te ngjitja e thonjve kemi pasim të jomuslimanëve. Zakonisht kjo gjë ka hy prej tyre te muslimanët.

Hoxhë Lulzim Perçuku