Si bëhet agjërimi i Ramazanit, falje pë gjynahet e shkuara?
Profeti alejhi selam thotë: “Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe llogaritje të shpërblimit te Allahu, i falen të gjitha gjynahet e kaluara”. E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[Me besim] dmth: duke e besuar si detyrë prej Allahut. [Me llogaritje] dmth: duke e bërë këtë punë vetëm për të arritur atë shpërblim prej Allahut.
[Të gjitha gjynahet e kaluara] edhe pse është e përgjithshme si fjalë por sipas mendimit të shumicës së dijetarëve gjynahet e mëdha nuk futen në këtë përgjithësim sepse kanë nevoje për teube sepse Allahu thotë: “Nëse i largoheni gjynaheve të mëdha për të cilat ju kemi ndaluar, ju falim të voglat dhe u fusim në xhenet me nderim (pa ju poshtëruar në zjarr)”[en-Nisaa, 31]
Gjithashtu profeti alejhi selam thotë: “Pesë namazet, nga xhumaja në xhuma dhe nga Ramazani në Ramazan janë shlyerje për çfarë ka mes tyre nëse largoheni nga të mëdhatë”
Gjynah i madh quhet ai gjynah i cili ka një dënim në këtë botë ose kërcënim në ditën e kiametit, ose mohim imani, ose mallkim ose zemërim të Allahut.

Pra shlyerja e gjynaheve me agjërimin e Ramazanit ka tre kushte:
1- Besimi.
2- Sinqeriteti.
3- Largimi nga gjynahet e mëdha.

Dr Abdullah Nabolli
https://udhaebesimtareve.com/