Pyetja:

Kam një hall shumë të madh, kam gruan të sëmurë qe një kohë të gjatë. Kam kërkuar ndihmë ku kam dëgjuar për shërim mirëpo kot. Nuk e di saktësisht se a është e sëmurë prej xhinëve apo prej sehireve. Shenjat e sëmundjes janë: frikohet, kur të fillon të hajë bukë i zihet fryma, qan, i kanë humbur shpresat e jetës, i shtangen duart, rri e izoluar, kur të del në qytet sëmuret, i dhemb shpina, i dhemb lukthi (analizat mjekësore të gjitha mirë). Edhe raportet me mua i ka ndryshuar, sillet agresive me mua, shpesh i kam lëshuar lexim të Kuranit mirëpo as që dëshiron të dëgjojë dhe frikohet.

***

Përgjigjja:

Duke u bazuar në përshkrimin tuaj për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes suaj, ju preferoj që sa më shpejt ta vizitoni ndonjë hoxhë të mirëfilltë, që merret me kurimin e njerëzve me Kuran, e jo të ndonjë pseudo-hoxhë, që në realitet është falltar, magjistar apo hajmali-shkrues.

Situata jep të kuptohet se bashkëshortja juaj është e sulmuar nga xhindët. A ka magji/sihër apo nuk ka, nuk është me rëndësi në këtë rast, por e rëndësishme është që të shpëtohet nga sulmi i xhindëve, që i shkakton zënien e frymës, e bën të qajë, ia humb shpresat e jetës, i shkakton shtangie të duarve etj.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku