KUR TREMBEMI NË GJUMË OSE KUR KEMI FRIKË NGA VETMIA

أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللَّهِ التَّامَّاتِ مِنْ غَضَبِهِ وَعِقَابِهِ، وَشَرِّ عِبَادِهِ، وَمِنْ هَمَزَاتِ الشَّياطِينِ وَأَنْ يَحْضُرُونِ.

E’ũdhu bi kelimãtil-lãhit-tãmmãti, min ġaḍabihi we ‘iḳãbihi, we sherri ‘ibãdihi, we min hemezãtish-shejãṭĩn! we en jaḥḍurũn!

 (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përkryera të Allahut, prej zemërimit dhe ndëshkimit të Tij, prej sherrit të robërve të Tij, prej ngacmimeve të shejtanëve dhe nga prania e tyre!).[1]

 

KUR SHEH ËNDËRR TË KEQE

1. Fryn lehtë nga e majta (tri herë).[2]

2. T’i kërkosh Allahut të të mbrojë nga shejtani dhe nga sherri i asaj që pe në ëndërr (duke thënë tri herë: E’ũdhu bil-lãhi minesh-shejṭãnirr-rraxhĩm we min sherri mã ra’ejtu).[3]

3. Të mos ia tregosh ëndrrën askujt.[4]

4. Të ndërrosh krahun nga po flije.[5]

5. Të çohesh të falësh namaz, nëse dëshiron.[6]


[1]Ebu Davudi (Sahih Tirmidhi).

[2]Muslimi.

[3]Muslimi.

[4]Muslimi.

[5]Muslimi.

[6]Muslimi.

Seid el Kahtani – MBUROJA E MUSLIMANIT – (Dhikri i Kuranit dhe Sunetit)