Pyetje: Si t’i mbrojmë fëmijët tanë nga syri i keq?

Allahu ju ruajt!

Përgjigje: Duke u lutur për për fëmijën:

“Uidhuke bikelimatil-lahit-tammati min sherri ma khalek.”

“Lus Allahun që të mbrojë ty me fjalët e Tija të përsosura nga e keqja që ka krijuar.” (3 herë).

E thua këtë lutje para gjumit, ose gjatë ditës ose në çdo kohë. Lutu për ta, i lutesh Allahut që t’i mbrojë ata.

Profeti -alejhi selatu ue selam- i lutej Allahut që t’i mbrojë Hasanin dhe Husejnin duke thënë:


“U’idhukuma bi kelimatil-lahit-tammeh min kul-li shejtanin ue hammeh, ue min kul-li ‘ajnin ue lammeh.”

“Lus Allahun që t’ju mbrojë ju të dy me fjalët e Tija të përsosura nga çdo shejtan prej xhinëve dhe njerëzve, nga çdo shtazë helmuese dhe nga çdo sy i keq.” (1 herë).

Kështu duhet të thuash!

Nëse është një fëmijë thua:

“U’idhuke bi kelimatil-lahit-tammeh min kul-li shejtanin ue hammeh, ue min kul-li ‘ajnin ue lammeh.”

Nëse janë tre ose më shumë thua:

“U’idhukum bi kelimatil-lahit-tammeh min kul-li shejtanin ue hammeh, ue min kul-li ‘ajnin ue lammeh.”

Po!


1 Profeti ua mësoi sahabëve këtë lutje dhe pastaj tha:

“Babai juaj (Ibrahimi) kërkonte strehim tek Allahu me këtë lutje për Ismailin dhe Is’hakun.”

Hadithin e transmeton Ebu Daudi në Sunenin e tij me nr 4737, ku ai po ashtu thotë:

“Kjo është dëshmi se Kurani nuk është i krijuar.”

 

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com