Pyetje:
Desha të pyes rreth çështjes së menopauzës. Nëse një grua është në moshë të tillë dhe ka ndryshime në cikël, çfarë duhet të veprojë? Për shembull, ardhja e tij bëhet më e shpeshtë dhe ditët e tij zgjaten. Fillimi i ditëve është normal, por më pas ka gjakderdhje të shumta. Doktorët thonë që kjo është normale dhe është mënyra si funksionon organizmi.

Çështja është: si duhet të veprojë ajo me namazin dhe agjërimin, duke pasur parasysh se kjo gjendje ndonjëherë zgjat deri në 3 javë? Nëse mundet, një përgjigje sa më e shpejtë, pasi motra në fjalë nuk di si të veprojë.

Allahu të shpërbleftë me të mira!

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

—• Së pari: Origjina në rrjedhjen e gjakut tek gratë është se ai gjak êshtë menstruacion, sepse kjo është gjendja e natyrshme e grave.
Në qoftë se nuk ka asnjë shkak të njohur për gjakderdhje, si sëmundje, aksident ose të marrja e ilaçeve, vendosja e spirales … etj, gjaku që rrjedh, pa ndonjë shkak te mësipërm, merr gjykimin e gjakut të menstruacioneve.

—• Së dyti: Menopauza në fakt arrihet me ndêrprerjen e gjakut të menstruacioneve dhe nëse gjakderdhja vazhdon, kjo do të thotë se gruaja vazhdon të jetë me mestruacione edhe në qoftë se është mbi pesëdhjetë vjeçare.

—• Thotë Shejhul-Islam Ibn Tejmije – Allahu e mëshiroftë- :
“Nuk ka moshë të përcaktuar se sa vite zgjatin mestruacionet tek gratë, por nëse ato edhe pas moshës gjashtëdhjetë vjeçare ose shtatëdhjetë shikon gjakun e njohur (që del nga mitra) ai është menstruacion.

▣—• Së treti: Feja i ka lidhur dispozitat e menstruacioneve me rrjedhjen e gjakut të njohur me cilësitë e tij, i cili nëse del nga gruaja ajo është me menstruacione.
Allahu thotë:

( وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْمَحِيضِ قُلْ هُوَ أَذًى فَاعْتَزِلُوا النِّسَاءَ فِي الْمَحِيضِ)
“Të pyesin ty për menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ajo është adha (gjendje e neveritur), andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit” [Bekare: 222]

Duke u bazuar pikërisht në këtë ajet, mendimi më i saktë është se nuk ka përcaktim kohor sesa zgjatin mestruacionet.

—• Nëse gruaja shikon gjakun e njohur me ngjyrën dhe cilësitë e tij (gjak me ngjyrë të zezë që është e njohur tek gratë) ajo është me menstruacione dhe vazhdon të jetë me mestruacione perderisa ka të njejtat cilësi edhe nëse mund të jetë më shumë se 15 ditë.
Dhe në këtë gjendje ndalohet nga namazi, agjërimi, tauafi dhe marrdhëniet intime.

—• Nëse gjaku ka ndryshim në ngjyrën e tij dhe trashësinë (është gjak i hapur dhe jo i dendur), atëherë ky gjak llogaritet gjakderdhje (istihada) dhe në këtë gjendje nuk ndalohet nga namazi, agjërimi, tauafi dhe marrdhëniet intime.

Allahu e di më së miri.

Përgjigje nga Adelina Kuçana