Pyetje: “Nëse unë jam pjesëmarrës në ndonjë ankand dhe e shoh një mall shumë të lirë që mund të jetë i vjedhur ose që pronari i saj e shet atë sepse ai ishte i detyruar që ta mbyll biznesin e tij ose të largohen nga vendi – a është e lejuar për mua që ta blejë atë mall?”

Përgjigje: “Nëse ju nuk e dini se malli i tillë është vjedhur ose është marrë pa të drejtë, blije atë mall dhe falëndero Allahun që ta ka mundësuar një gjë të tillë.

Por, në rast se ju e dini se malli nuk i takon shitësit dhe se ai nuk e shet atë në vend të pronarit, nuk të lejohet që ta blesh atë.”

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Err-Rriba, fq. 536 (Mexhmu’atu Rasa’il Da’uijjeh ue Menhexhijjeh)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com