Pyetja: A lejohet të digjen fletët e Mus-hafit nëse i frikësohemi përbuzjes së tyre?

Përgjigjja: Po, nëse Mus-hafi vjetërsohet, copëzohet apo vjen në gjendje të atillë që nuk mund ta lexojmë e i frikësohemi përbuzjes së tij s’ka gjë nëse e djegim apo groposim në tokë të pastër. Ngase, të dyja këto i kane vepruar Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Disa kanë groposur mus-hafat e tyre dhe disa i kanë djegur me rastin e mbledhjes së njerëzve në një Mus-haf, atë të Uthmanit (Allahu qoftë i kënaqur me të). Kështu që, nëse Mus-hafi është në gjendje të atillë që nuk kemi mundësi të kemi dobi prej tij për shkak të copëtimit të tij atëherë e groposim në tokë apo e djegim.

Shejh Feuzani