Pyetja: Nëna ime nuk dinë të shkruan dhe lexon por, ajo e falënderoj Allahun, agjëron dhe falet vetëm se ajo gjatë leximit të saj në namaz i lexon ajetet duke i ndryshuar nga pak për shkak të mosdijes së saj. A konsiderohet kjo ndryshim i Kuranit Fisnik për të cilin ka mëkat apo nuk dënohet për të? Jam munduar t’ia mësoj drejtë leximin por, s’kam arritur?

Përgjigja: Nëna jote nuk dënohet për këtë inshAllah ngase kjo është maksimumi që ka mundësi të bëj e është transmetuar në hadith se:

“Ai që e lexon Kuranin dhe belbëzon(ka vështirësi) gjatë leximit të tij e kjo i vjen atij vështirë i ka dy shpërblime” (Muslimi: 1/549 prej hadithit të Aishes – Allahu qoftë i kënaqur me të).

Ti përderisa je munduar që ta mësosh dhe je munduar t’ia mësosh drejt leximin ke bërë punë të mirë si dhe ajo është munduar gjithashtu por, nuk ka pas mundësi atëherë nuk ka mëkat inshAllah.

Megjithatë ajo duhet të mundohet ta përmirësoj leximin ose me anë të mësimit apo dëgjimit të sureve të cilat i din përmendësh nga kasetat e incizuara me Kuranin Fisnik apo me ndonjë lexues të Kuranit që prezanton te ajo e ndoshta ka dobi  e njeriu kur të mundohet Allahu i ndihmon.

Shejh Feuzani