Pejgamberi ﷺ ka thënë:
”ما مِن يَومٍ أَكْثَرَ مِن أَنْ يُعْتِقَ اللَّهُ فيه عَبْدًا مِنَ النَّارِ، مِن يَومِ عَرَفَةَ، وإنَّه لَيَدْنُو، ثُمَّ يُبَاهِي بهِمُ المَلَائِكَةَ، فيَقولُ: ما أَرَادَ هَؤُلَاءِ؟“
“Nuk ka ditë në të cilën Allahu i Lartësuar i liron më shumë njerëz nga Zjarri i Xhehenemit se sa në Ditën e Arafatit. Ai u afrohet robërve të Tij dhe krenohet me ta para melekëve, duke thënë: Çfarë duan këta?”
(E transmeton Muslimi)
Shpjegimi:
“Nuk ka ditë më me shumë lirime nga Zjarri…”
Dita e Arafatit është dita ku më shumë njerëz shpëtohen nga Zjarri i Xhehenemit për shkak të mëshirës së Allahut.
“Allahu u afrohet robërve…”
Allahu i Lartësuar u afrohet adhuruesve të Tij, me mëshirë dhe falje, ashtu siç i takon të afrohet Madhërisë së Tij.
“Dhe krenohet me ta para melekëve…”
Allahu u tregon melekëve besimtarët që janë në Arafat, duke i lavdëruar për përkushtimin e tyre në ibadet dhe duke u thënë: “Çfarë dëshirojnë këta?” – që do të thotë: ata nuk kanë ardhur për tjetër veçse për falje, mëshirë dhe shpëtim – dhe Allahu ua jep!
Vlerat e Ditës së Arafatit:
1. Dita më e madhe për falje dhe mëshirë.
2. Zoti i Lartësuar shpëton shumë njerëz nga zjarri.
3. Për agjëruesit jo në haxh, është shlyerje e mëkateve për dy vite:
“Agjërimi i ditës së Arafatit shlyen mëkatet e vitit që ka kaluar dhe atij që vjen.” (Muslimi)
4. Në këtë ditë, Allahu e përmendi përmbylljen e fesë:
“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha
për ju islamin fe” (El-Maide: 3)
Çfarë duhet të bëjmë në këtë ditë?
Të agjërojmë (për ata që nuk janë në haxh).
Të bëjmë shumë dua (lutje), veçanërisht:
“La ilahe il Allahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shejin kadir.”
Të kërkojmë shumë falje dhe të pendoheni sinqerisht tekbAllahu.
Të bëjmë vepra të mira, sadaka, dhikër etj.
Të falim, të mëshirojmë të pajtojmë….të pastrojmë zemrat dhe të përqafojmë mëshirën.
Përfundim:
Dita e Arafatit është një mundësi e rrallë për të fituar falje, mëshirë dhe shpëtim nga Zjarri. Mos e humb!
Le të jemi nga ata që e shfrytëzojnë këtë ditë me përkushtim dhe sinqeritet.
O Allah, na fal në këtë ditë të bekuar dhe na e lehtëso rrugën për në Xhenet! Amin.
https://telegram.me/Mesofenetende




