Ballina Fikhu i adhurimeve Agjërimi dhe Ramazani Kam dëgjuar se nuk bën të falemi në errësire për shkak të...

Kam dëgjuar se nuk bën të falemi në errësire për shkak të pëgjasimit me jehudët. A është e vërtetë kjo?

Pyetja: Kam dëgjuar se nuk bën të falemi në errësire për shkak të pëgjasimit me jehudët. A është e vërtetë kjo?

Përgjigjja:

Përgjigjja: Nuk di të ketë argument apo fjalë të dijetarëve për këtë çështje.

Në parim falja e namazit në një vend të errët, përderisa njeriu e di drejtimin e kibles, është e lejuar, as nuk thuhet që është mekruh (e papëlqyer) dhe as mustehab (e pëlqyer).

Aishja, radijallahu anha, tregon: “Një natë nuk e gjeja të Dërguarin, salallahu alejhi we selem, dhe duke e kërkuar (në errësirë) duart e mia ranë në shputat e këmbëve të tij të cilat i kishte drejtuar (me gishtërinjë kah kibla). Ai ishte në sexhde dhe lutej…” E trasnmetojnë Maliku, Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.

Pra, falja në dritë apo errësirë nuk është prej kushteve, shtyllave, obligimeve apo gjërave të preferuara në namaz.

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, është pyetur: Sa është e saktë se është e papëlqyer të falet namazi në errësirë?

Ai u përgjigj: “Nuk e di këtë hadith, dhe ai që pretendon se ka argument për këtë, atëherë le të na vërtetojë një gjë të tillë. Në kohën e të Dërguarit, salallahu alejhi we selem, origjina ishte namazi në errësirë, sepse xhamitë në atë kohë nuk kishin ndriçim (me llamba); siç tregon Aishja, radijallahu anha: “Shtepitë atëbotë nuk ishin të ndriçuara me llamba…”

Mund të thuhet se është e papëlqyer falja e namazit në errësirë, nëse ai që falet në këtë vend frikësohet prej errësirës apo ndihet i shqetësuar, siç mund të thuhet se është e pëlqyer nëse kjo e shtyen njeriun të jetë më i përulur në namaz, si dhe të mos i shoh ato gjëra që ia tërheqin vëmendjen.

Shejh Abdulkerim Hudajr, Allahu e ruajt, kur është pyetur për këtë çështje, ka thënë: “Nëse plotësohen kushtet, shtyllat dhe obligimet e namazit, atëherë ai është i saktë (i pranuar). Kurse, drita nuk është as kusht, as shtyllë dhe as obligim (i namazit). Përveç rastit kur errësira bëhet shkak i frikës dhe shqetëson namazfalësin duke ia larguar hushuin (përuljen). Në këtë rast themi se është mekruh namazi në këtë vend.”

Hoxhë Lulzim Përçuku