Pyetje:
Një grua e ka traditë të falë namaz nate, por në disa raste nuk mund të falë namaz, mirëpo i është thënë se namazi ulur e ka shpërblimin sa gjysma e namazit në këmbë, a është kjo thënie e vërtetë?

Përgjigje:
Po, kjo thënie është e vërtetë. Transmetohet nga i Dërguari i Allahut në një hadith autentik se ka thënë: “Namazi ulur e ka shpërblimin sa gjysma e namazit në këmbë”, por nëse ka falur namaz në këmbë dhe tani nuk mundet nga pamundësia, atëherë Allahu ia jep shpërblimin të plotë. I Dërguari i Allahut thotë: “Nëse një rob sëmuret apo është në udhëtim, i shkruhen veprat të cilat i vepronte sikurse të ishte i shëndoshë dhe në vendbanim”.

[Ibën Tejmije]