Përgjigje:
Periudha e pritjes së gruas së cilës i ka vdekur burri është shumë e lehtë, sepse ka vetëm dy mënyra:

  1. Nëse është shtatzënë – periudha e pritjes mbaron me lindjen e foshnjës.
  2. Nëse nuk është shtatzënë – periudha e pritjes së saj është katër muaj e dhjetë ditë.

Vlen të ceket se nëse gruaja është shtatzënë dhe lind pas disa orësh të vdekjes së burrit, asaj i ka mbaruar periudha e pritjes. Edhe nëse gruaja është në dhimbjet e lindjes dhe gjatë lindjes i vdes burri, periudha e pritjes së saj përfundon me lindjen e foshnjës.

Argument për këtë është fjala e Allahut:

“Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin.”
(Et-Talak, 4)

 

Detyrimet e gruas gjatë periudhës së pritjes

Femra e cila është në mbajtje zije duhet të largohet nga të gjitha veprat që nxisin në marrëdhënie seksuale dhe që i shtyjnë njerëzit për ta shikuar.

Katër detyrime për gruan e cila është në pritje për vdekjen e burrit:

  1. Të qëndrojë në shtëpinë e burrit dhe të mos dalë, përveçse për nevoja, dhe kjo dalje të ndodhë gjatë ditës.
  2. Të largohet nga të gjitha llojet e parfumeve, përveç pas pastrimit nga menstruacionet kur lejohet të përdorë parfume për të larguar aromën e keqe.
  3. Të largohet nga të gjitha stolitë si: byzylykë, varëse, vathë dhe çdo lloj tjetër.
  4. Të largohet nga të gjitha zbukurimet e trupit.

Hoxhë: Muhamed ibën Ibrahim Ali Shejh