Pyetje: Një burrë ka një fermë, e cila ka shumë ujë. Pompa e saj gjithmonë prishet. Kështu, ai tha se kjo gjë është mësysh, dhe mbuloi rubinetin e ujit me qëllim që të mos e shikojë atë askush, nga frika e mësyshit. A lejohet kjo gjë? A bie kjo ndesh me mbështetjen tek Allahu? Dhe a është kjo nga Et-Tijerah (bestytëni që lidhen me shenja ogur zeza apo ogur bardha, e që besohet se sjellin dobi apo paralajmërojnë për diçka të keqe)?
Na jepni përgjigje, Allahu jua shpërbleftë me të mira!
Përgjigje: Për këtë gjë nuk dimë ndonjë gjë (të keqe). Nëse ai shikon se prej dobisë është që ta mbulojë këtë gjë, apo që të vendosë në të diçka që të mos e shikojnë njerëzit, sepse ajo është diçka e bukur, tek e cila ngjitet nefsi i disave, ngase mësyshi nuk ndodh me zgjedhjen e njeriut, disa njerëz i ka kapur mësyshi – Allahu na ruajttë – pa zgjedhjen e tyre, nëse ai shikon diçka të çuditshme tek e cila nënshtrohet nefsi i njeriut, apo prej tij shfaqet diçka që mund t’u shkaktojë sherr njerëzve.
Pra nëse ai e shikon (të arsyeshme) që t’u shmanget këtyre gjërave, atëherë i mbulon këto gjëra të cilat mendon se njerëzit mund t’i shikojnë ato, për shkak të asaj (të keqes) që ka në disa zemra të njerëzve, sikurse është lakmia, interesi (për pasuri), e kaluara (e keqe) dhe puna e shëmtuar. Pra, për këtë gjë nuk dimë ndonjë gjë (të keqe). Ruajtja nga mësyshi, nuk dimë për të ndonjë gjë (të keqe). Mësyshi është hak (i vërtetë), ashtu sikurse ka thënë Pejgamberi ﷺ:
“Mësyshi është hak (i vërtetë), sikur diçka do t’i paraprinte kaderit, do t’i kishte paraprirë mësyshi.”
Disa njerëz ndodh që të marrin mësysh përmes syve të tyre shumë gjëra. Mund të sëmuret njeriu për shkak të mësyshit, mund të vdesë për shkak të mësyshit, mund të ngordhë kafsha e tjetrit për shkak të mësyshit, si dhe mund të rrëzohet shtëpia për shkak të mësyshit.
Mësyshi është i vërtetë. Ndaj, obligohet për besimtarin në gjëra të ngjashme si këto, t’i mbështetet Allahut, ti kërkojë mbrojtje Allahut nga shejtani i mallkuar, të bëjë punë të sakta, që janë shkak për mbrojtjen e tij nga mësyshi.
Thuaj:
“Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja asaj që ka krijuar”, kur të vijë mbrëmja. Ndërsa, kur të vijë agimi, (të thotë) tre herë: “Me emrin e Allahut, me emrin e të Cilit nuk të dëmton asgjë në tokë dhe as në qiell, dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, i Dituri”, tre herë kur vijë agimi dhe kur të vijë mbrëmja.
Këto janë nga shkaqet e shpëtimit, e shpëtimit të pasurisë së tij, e kafshëve të tij, si dhe në atë të keqe që ai ka, shpëton me lejen e Allahut me këto kërkime mbrojtjeje sheriatike.”
Shejhu Vin Bayire
Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/2566/حكم-اخفاء-بعض-الاشياء-خوفا-عليها-من-العين
Përktheu: Altin Dallashi




