Pyetja:
Nëse dëshiron ta falësh vitrin në fund të natës dhe nuk të zë gjumi, por të mbesin vetëm rreth 30 minuta pa lindur dielli, a lejohet ta falësh vitrin në atë kohë, apo duhet ta lësh për pas lindjes së diellit?
Këtu kam edhe një paqartësi, sepse diku kam lexuar se lejohet, ndërsa diku tjetër se nuk lejohet. Prandaj, përgjigjet e argumentuara nga ana juaj do të ishin shumë të mirëseardhura.
Përgjigja:
Falenderimi i takon Allahut…
▣–•Mbaron koha e faljes së vitrit me hyrjen e kohës së sabahut duke u mbështetur në hadithin e Profetit – alejhi selam-:
(أوتروا قبل أن تصبحوا)
“Faleni vitrin para se te futet sabahu”.
(Transmeton Muslimi)
▣–• Dhe vitri është ai që e mbyll namazin e natës, sipas hadithit të Profetit – alejhi selam -:
“Namazi i natës është dy nga dy, e nëse ke frikë (hyrjen e kohës së) sabahun, atëherë fale vitrin një rekat (dhe mbylle me këtë namazin e natës)”.
[Mutefekun alejhi]
▣–•Atij që i mbetet namazi i vitrit pa u falur para kohës së sabahut, mund ta falë atë ditën pasi ngrihet dielli sa gjatësia e shtizës deri para namazit të drekës, por tani e fal çift dhe jo tek.
▣ Nëse zakonisht e ka falur vitrin një rekat e fal ditën dy rekate, nëse zakonisht e ka falur tre rekate e fal diten katër rekate.
▣ Argument për këtë kemi hadithin e saktë që e ka transmetuar Muslimi:
“Ishte Profeti – alejhi selam- që nëse i kalonte vitri pa e falur natën për shkak të ndonjë sëmundjeje ose për shkak të gjumit e falte ditën 12 rekate”.
Allahu e di më së miri!
/Dr. AdelinaKucana/




