Pyetja:

Myftiu, shejh Bin Bazi, Allahu e mëshiroftë, u pyet: A i lejohet gruas që të nxjerrë fetva [1] nëse pyetet për ndonjë fetva të cilën e ka dëgjuar ajo ose e ka lexuar?


Përgjigjja:

Ai përgjigjet:

“Po, nëse ajo ka dije u jep fetva njerëzve, gratë e Pejgamberit alejhis selam, Allahu qoftë i kënaqur me to, nxjerrnin fetva, dhe kështu një numër i sahabikeve, dhe disa dijetarë nga sahabët. Nëse ajo ka dije nga Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit të Tij, salallahu alejhi ve selem, ajo jep fetva dhe i mëson (arsimon) njerëzit, ose ua transmeton atyre fetvatë, duke thënë: filani më dha fetva, ose e kam dëgjuar në radio, ose në emisionin (Nurun aled Derbi), e kështu me rradhë.

Nëse ka memorizuar diç (nga dija) ua bartë atyre, atë që e ka dëgjuar, ose nga ndonjë libër i njohur, ose nga librat e ehlu sunetit, nëse ajo i ka kuptuar ato dhe është kërkuese e dijes dhe i di kuptimet, ua bartë të tjerëve sipas kuptimit që i ka mësuar, dhe krejt kjo është nga sfera e bashkëpunimit në bëmirësi dhe devotshmëri, krejt kjo është nga sfera e bartjes së dijes dhe këshillimit reciprok me të mirë”. [2]


Shënime dhe Burime:

[1] Fetva: Përgjigje për ndonjë pyetje, dispozitë fetare rreth një çështjeje fetare të mbështetur në argumente nga Kurani dhe Suneti.

[2] Burimi: Nurun aled Derbi (25/351), libri i dijes. / Përktheu: Hoxhë Zejd Haziri