Pyetje:
Gruaja e parë ka vdekur dhe ka lënë pas dy vajza. Pastaj burri është martuar me një grua të dytë. Gruaja e dytë ka disa pasuri. Nga kjo pasuri, sa pjesë i takon burrit dhe sa pjesë u takon vajzave të gruas së parë?
Përgjigje:
Falënderimi i plotë i takon Allahut, Zotit të botëve…
Çdo person i ndjerë ka çështjen e vet të trashëgimisë, e cila llogaritet në mënyrë të detajuar në momentin e vdekjes, sepse ajo ndryshon sipas rrethanave dhe trashëgimtarëve.
Sa i përket burrit:
- Ai trashëgon gjysmën (1/2) e pasurisë së gruas së tij të dytë, nëse ajo nuk ka pasur pasardhës në kohën e vdekjes.
- Ndërsa trashëgon një të katërtën (1/4), nëse ajo ka pasur pasardhës.
Allahu i Madhëruar thotë në Kur’an:
“Juve ju takon gjysma e pasurisë nga ajo që kanë lënë bashkëshortet tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë. Por, nëse kanë fëmijë, ju takon një e katërta e asaj që kanë lënë ato, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi…”
[Kurani, 4:12]
Sa u përket vajzave të përmendura:
Ato trashëgojnë nga pasuria e nënës së tyre të ndjerë, nëse ajo ka lënë pasuri. Në këtë rast, dy vajzat trashëgojnë dy të tretat (2/3) e pasurisë së saj.
Allahu i Madhëruar thotë (kuptimi):
Allahu ju urdhëron për trashëgiminë tuaj: mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave; nëse trashëgimtarë janë dy e më tepër femra, atyre u takojnë dy të tretat nga trashëgimia…”
[Kurani, 4:11]
Ndërsa ato nuk trashëgojnë asgjë nga pasuria e gruas së dytë të babait të tyre, sepse nuk ka lidhje gjaku ndërmjet tyre dhe saj.
Allahu e di më së miri.
/Burimi: islamweb.net/



