Pyetja: Ne që s’kemi ditur dhe s’kemi mundur, për shkak të vjehrrive, nuk kemi mundur me ndërpre agjerimin e Ramazanit gjatë ciklit. Unë e kam kuptuar më vonë që nuk duhet me agjëru kur je me cikël. Si duhet të veprojë tani?
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut që ta mundësoi të pendohesh dhe të përpiqesh seriozisht për të plotësuar hakun e Allahut në agjërimin e Ramazanit.
Nijet bëhet në mbremje, për ditët që ke lënë nga Ramazanet e viteve të kaluara.
Nuk është e nevojshme të përmendësh detajet e këtij apo atij viti.
Por është e domosdoshme të shkruash, qoftë në një bllok, qoftë në celularin tënd: numrin e ditëve që ke borxh, dhe të regjistrosh çdo ditë që agjëron derisa t’i shlyesh të gjitha ditët.
Krahas agjërimit, shto dozën e pendimit dhe istigfarit, dhe jepe sa më shumë sadaka.
Allahu të forcoftë në bindje ndaj Tij.
Hoxhë Kastriot Bardhi



