Përgjigja: Nëse është thjesht mendim ta prish apo jo, atëherë ky lloj mendimi nuk e prish agjërimin. Mirëpo, nëse është vendosmëri për ta prishur, dhe pastaj nuk e prish për ndonjë arsye apo tjetër si ai që nuk gjen ushqim atëherë vendosmëria për ta prishur e prish agjërimin, sepse konsiderohet ndërprerje e nijetit (qëllimit).

​Dhe agjërim pa nijet nuk ka. Thjesht të qëndrosh pa ngrënë dhe pa pirë, pa qenë nijeti për adhurimin e Allahut të Madhëruar, atëherë ky lloj qëndrimi nuk konsiderohet agjërim.

​Kjo meselë (çështje), në përgjithësi u duhet atyre që u lejohet prishja e agjërimit në Ramazan, si për shembull:

  • Musafiri (udhëtari)
  • I sëmuri

​Këtyre u lejohet prishja e agjërimit në Ramazan dhe për shkak se u lejohet, e çojnë ndërmend prishjen e tij. Thjesht nëse e çojnë ndërmend (si luhatje), kjo nuk e prish agjërimin e tyre.

​Mirëpo, nëse vendosin për ta prishur dhe nuk e prishin pastaj, fakti që nuk e kanë prishur (me ushqim apo pije) nuk ka ndonjë vlerë, sepse është ndërprerë nijeti. Në këtë rast, kërkohet prej tyre agjërim i ri (kompensim i asaj dite).

/Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli/