Pyetje: A nxirret Zekati i Fitrit për jobesimtarët dhe a u jepet Zekati i Fitrit atyre (mushrikë apo kufarë qofshin)?

Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe  bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

●• Nuk lejohet që të nxirret zekat fitri për ndonjë jobesimtarë, ashtu siç nuk lejohet t’u jepet diçka nga Zekati i fitrit jobesimtarëve. Dhe nëse u jepet diçka nga zekati i fitrit nuk është e saktë kjo dhënie dhe nuk llogaritet që personi e ka hequr detyrimin e tij për dhënien e zekatit të fitrit.

●• Në hadithin e saktë të transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, na bëhet e qartë se zekati i fitrit eshtë obligim vetëm për muslimanët:
“E ka bërë obligim Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- zekatin e Fitrit saun nga huma, apo saun nga elbi. Është obligim për: robërin (skllav), njeriun e lirë, mashkullin dhe femrën, të madhin apo të voglin nga muslimanët”.

/Dr. Adelina Kuçana/