Pyetje: A është lutja pas farzit sunet apo bidat, sikurse më kanë thënë mua disa persona?
Përgjigjja: Lutja pas farzeve midis teje dhe Zotit tënd, nuk ka problem ta bësh. Pejgamberi(alejhi selatu ue selam) ka bërë lutje. Ndaj, nuk ka problem që të lutesh. Porse, lutja në fund të namazit para selamit është më me vlerë, më e plotë dhe më e sigurt që të pranohet.
Mirëpo, nuk duhet të bëhet me ngritjen e duarve dhe as me lutje kolektive (të gjithë bashkërisht).
Jo, porse midis teje dhe Zotit tënd, pa ngritur duart pas farzeve. Sepse, nuk është përcjellur nga Pejgamberi (alejhi selatu ue selam) që ai t’i ketë ngritur duart pas farzeve, as që Sahabët t’i kenë ngritur duart e tyre, dhe as që t’i kenë ngritur të gjithë me ngritje kolektive (të gjithë bashkërisht).
Madje, as nuk kanë bërë lutje të gjithë së bashku (në xhemat).
Jo, porse njeriu lutet me vete dhe midis tij dhe Zotit të tij, pasiqë të ketë mbaruar dhikrin. S’ka problem dhe as ndonjë gjë të keqe, si te farzi dhe te nafilet.
Prezantuesi: Allahu ju begatoftë.
Shejh Bin Bazi
🖥Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/6095/هل-الدعاء-بعد-الفرض-سنة-ام-بدعة
Përktheu: Altin Dallashi




