Është vërtetuar se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue se-lem – agjëronte ditën e Ashuras dhe i nxiste njerëzit për agjërimin e saj, sepse kjo është dita në të cilën Allahu e shpëtoi Musan – Alejhi selam – dhe popullin e tij, si dhe shkatërroi Faraonin dhe popullin e tij. Andaj, është e pëlqyer për çdo musliman dhe muslimane agjërimi i kësaj dite si falënderim ndaj Allahut të Lartmadhëruar – , e kjo është dita e dhjetë e muajit Muharrem.
Është e pëlqyer të agjërohet një ditë para saj ose një ditë pas saj duke kundërshtuar me këtë gjë jehudët, e nëse i agjëron të tre-ja, d.m.th: nëntë, dhjetë dhe njëmbëdhjetë, s’ka gjë të keqe, sepse është përcjellë nga i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue se-lem – se ai ka thënë:
خالفوا اليهود صوموا يومًا قبله ويومًا بعده
“Kundërshtoni çifutet, agjëroni një ditë para saj (ashuras) dhe një ditë pas saj.”
Ndërsa, në një transmetim tjetër:
صوموا يومًا قبله أو يومًا بعده
“Agjëroni një ditë para saj ose një ditë pas saj.”
Dhe është saktësuar nga ai – sal-lAllahu alejhi ue se-lem – se pasi që u pyet per vlerën e agjërimit të ditës se Ashuras, tha:
يكفر الله به السنة التي قبله
“Me të (agjërimin e kësaj dite), Allahu i fshin gjynahet e vitit të kaluar.”
Ndërsa, hadithet që tregojnë vlerën e agjërimit të ditës së Ashuras dhe që nxisin për agjërimin e saj, janë të shumta.
📚Burimi: 🏻Shejkh AbdulAzijz ibn Baz – Allahu e mëshiroftë
Mexhmu'u Fetaua, 15/395
Përktheu: Nehat Shehi
❀ https://t.me/rrugaesunetit ❀




