🔘 Suneti para namazit të xhumasë 🔘

Shejhul-Islam Ahmed ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Fjalët e Pejgamberit ﷺ nxisin që njeriu të falë namaz kur të hyjë në xhami ditën e xhuma, pa caktuar ndonjë kohë ose numër të veçantë të rekateve.

Siç ka thënë Pejgamberi ﷺ:

“Kush shkon herët në xhuma, ecën (në këmbë) dhe nuk hipën në mjet udhëtimi, … dhe fal aq namaz sa i është caktuar (sa i mundësohet)…”

Kjo është ajo që është transmetuar nga sahabët. Kur hynin në xhami ditën e xhuma, falnin aq namaz sa u jepej mundësia.

* Disa prej tyre falnin dhjetë rekate.
* Disa falnin dymbëdhjetë rekate.
* Disa falnin tetë rekate.
* E disa falnin më pak se kaq.

Për këtë arsye, shumica dërrmuese e imamëve janë pajtuar se:

Nuk ka para namazit të xhumasë një sunet të veçantë që të jetë i lidhur me një kohë të caktuar dhe me një numër të caktuar rekatesh.

Sepse një gjë e tillë mund të vërtetohet vetëm me fjalën ose veprën e Pejgamberit ﷺ, ndërsa ai nuk ka ligjësuar para xhumasë ndonjë namaz sunet të caktuar, as me fjalë e as me vepër.

Ky është mendimi i:

* Malik ibn Enes,
* Muhammed ibn Idris esh-Shafii dhe shumicës së dijetarëve të medhhebit të tij,
* si dhe është mendimi më i njohur në medhhebin e Ahmed ibn Hanbel.

Burimi:
Mexhmu’ el-Fetava, vëll. 24, f. 189.