Pyetje: E kam një pyetje në lidhje me namazin dhe abdesin, kur vlen dhe kur prishet. Dhe e përmend këtu: nëse ke kontakt me kafshët shtëpiake, me lopët konkretisht. Edhe thotë: “Unë e kam një fermë të lopëve, kujdesem për lopët, mirëpo ndodh që gjatë punës që e bëj atje, edhe gjatë kujdesit, ka mundësi domethënë jashtëqitjet e lopëve me më prekur në rroba, më bien në rroba, ose lopët që munden me qenë të përlyera me jashtëqitjet e tyre, me më prekur në rroba tash. A ma prishin abdesin, a s’ma prishin abdesin? A me u fal me këto rroba a mos me u fal?”

Përgjigje: Mirë, kontakti me ndytësirë nuk e prish abdesin, lloji i ndyrë, edhe xhithaqi që e përmendëm më herët. Mirëpo, nëse ndodh, ka abdes edhe ka shkelur për shëmbull në ndonjë vend ku ka urinë, ose ku ka jashtëqitje të njeriut, ose ka ndytësirë, abdesi s’u prish. Domethënë, thjesht rroba që e ka prekur këtë ndytësirë u bënë e ndytë, ose koma, ose pjesa e trupit që e ka prekur këtë ndytësirë u bënë e ndytë, mirëpo duhet me u larë veç, përndryshe abdesi s’prishet. Abdesi i prishet kur prej trupit tënd del diçka, kur na e prish abdesin prej trupit.

Kështu që këtu mos e ki dert për çështjen e abdesit. Këtu duhet me pas dert ose duhet me diskutu me qenë këto rroba: a me u fal a s’me u fal.

Sipas asaj që e kanë përmendur dijetarët e hershëm, fukahatë e hershëm, kanë përmendur shumica prej tyre thonë që jashtëqitjet e kafshëve që ju hahet mishi, nuk janë të ndyta. Nuk janë të ndyta, edhe urina edhe jashtëqitja e madhe. Domethënë normal domethënë na s’përlyhemi me këto. Edhe nuk hyjmë në shtëpi me me domethënë nëse përlyhemi me këto, mirëpo nëse i ndodh dikujt që gjatë punës, ka orë kohë në namaz, duhet me u falë, edhe ka mundësi që është përlyer pak ose i kanë rënë pikat e urinës të kafshëve të lopës në këtë rast, në rroba, atëherë mundet me u falë sipas shumicës së dijetarëve, mundet me u falë pa problem me këto rroba, se nuk janë të ndyta.

Nuk janë të ndyta jashtëqitjet e kafshëve të cilave ju hahet mishi, nuk janë të ndyta. Kështu që mundemi me u falë me këto rroba pa problem. Këtu problem bëjnë kafshët të cilat nuk ju hahet mishi, për shëmbull nëse dikush në stallën e tij ka lopë, ka koli për shëmbull, edhe ka gomar. E këtu do ta ketë pasur problem pastaj, sepse lopët si hahet mishi, koli ti hahet mishi, jashtëqitjet e tyre nuk është problem. Problem është gomari, që jashtëqitjet e tyre, jashtëqitjet e gomarit janë të ndyta, edhe tash, kur përzihen në një stallë, domethënë plehu përzihet me një stallë, atëherë komplet bëhet i ndytë.

Hoxhë Dr. Rasim Haxha