Pyetja:

Pse s’po mundem t’ia fillojë faljes së namazit?

***

Përgjigja:

Namazi është obligimi më parësor në jetën e besimtarit musliman. Muslimani duhet që asgjë të mos e konsideroj më të shenjtë dhe më parësor se namazin. Është obligim i Allahut që duhet ta kryejmë pesë herë në ditë në kohë të caktuara. Nuk është i vështirë dhe pengues të praktikuarit e tij për ata që ia kanë frikën Allahut, kurse duket shumë i vështirë në sytë e të tjerëve. Allahu thotë: “Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz! Kjo është njëmend e vështirë, përveçse për të devotshmit, që janë të bindur se do të takojnë Zotin e tyre dhe se do të kthehen tek Ai.” Bekare: 45-46

Namazi veç tjerash e bën muslimanin të mbrojtur prej sulmeve të shejtanit. Andaj vepra që më së shumti mundohet t’ia vështirësojë njeriut shejtani i mallkuar është namazi, sepse po ta falte njeriu namazin, do t’i vështirësohej shumë ndikimi i tij në atë njeri. Natyrisht se në gjendjen që ju e përshkruani, sulmoheni në gjumë nga të mallkuarit dhe ata e kanë më të lehtë ndikimin e tyre përderisa ju nuk faleni rregullisht. Me namaz të falur, duke ra në gjumë me abdes dhe duke lexuar Ajetul Kursinë (Tespi dovën – ajetin 255 të sures Bekare), si dhe suret El-Ihlas, El-Felek dhe En-Nas (tri suret e fundit të Kur’anit 112, 113 dhe 114), shejtanit ia keni pamundësuar lojën me ju dhe do të liroheni nga ëndrrat e këqija.

Ju fillimisht punoni me veten që të mos neglizhoni në çështjen e faljes së namazeve ditore. Pasi ta rregulloni këtë problematikë tuajën, dhe prapa vazhdoni ta bëni gjumin e parehatshëm dhe shihni ëndrra të këqija, siç shihni tani, atëherë shko te ndonjë hoxhë i mirëfilltë i cili lexon ajete të Kur’anit e nuk shkruan hajmali dhe kërkoni shërimin e Allahut, sepse magjia, mësyshi, etj. janë të vërteta dhe ka mundësi të parandalimit të tyre.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku