Pyetja:

A lejohet vallëzimi në valle me burrin e hallës të kapur për dore?

***

Përgjigjja:

Burri i hallës është i huaji për vajzën dhe nuk lejohet as ta përshëndesë me dorë e lëre më të vetmohet me të.
Ndërsa vallëzimi është një vepër e papëlqyer me Islam edhe atëherë kur ndodhë në mesin e njerëzve me gjini të njëjtë pra burrat para burrave e gratë para grave, e mos të flasim atëherë kur prezantojnë njerëz me gjini të ndryshme. Vallëzimi vet si vepër është e shëmtuar dhe nuk ishte praktikë e njerëzve të ndershëm siç ishin sahabët etj., andaj edhe dijetarët në shumicë nuk e lejojnë vallëzimin si vepër. Shto kësaj kur vallëzimi bëhet i shoqëruar me muzikë, që është haram dëgjimi i saj, pastaj lëvizja e trupit të asaj që vallëzon në atë masë sa nuk do t’i lejohej ta shohë në atë formë askush përveç burrit të saj. E çka me ato femra që shoqen e tyre dhe vallen e saj e përshkruajnë para njerëzve të tjerë, kështu që veprimi në fjalë është i ndaluar – haram. Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku