Pyetja:

Jam kthyer prej një udhëtimi dhe kam kryer me bashkëshorten time marrëdhënie seksuale, nuk e kam ditur që gjatë periudhës së shtatëzanisë nuk lejohet kontakti seksual me gruan time, me çfarë shpagimi obligohem unë!?

***

Përgjigjja:

Lejohet kontakti seksual me bashkëshorten tënde gjatë periudhës së shtatëzanisë, nuk ka ardhë ndonjë ndalesë për këtë gjë. Je kthyer nga udhëtimi dhe ke kryer një vepër të lejuar, nuk ke vepruar ndonjë ndalesë që të shpaguash diçka për të. Ndërsa, ndalohet kontakti seksual bashkëshortorë gjatë periudhës së menstruacioneve, lehonisë dhe gjatë ditëve të ramazanit. Kurse, vepra që e ke bërë ti pas kthyerjes nga udhëtimi është e legjitimuar sipas sheritati islam, nuk ke bêrë mëkat dhe nuk obligohesh të shpaguash asgjë.

Shejh Abdullah el Humejdi

Përktheu: Suad Shabani