Pyetja:

Cila është dispozita e bërjes duasë së hatmes të Kuranit të cilën e lexojmë ne sot?

***

Përgjigjja:

Ky veprim nuk ka diçka të keqe të veprohet. Transmeton Bejhekiu se Pejgamberi ﷺ kur e përfundonte leximin e Kur’anit bënte dua. [1]

Gjithashtu ka edhe transmetime se shokët e Pejgamberit ﷺ vepronin një gjë të tillë.
I është thënë Imam Ahmedit, rahimehullah:
‘Si mendon për bërjen e duasë pas hatmes (kryerjes) së Kuranit?’
Imam Ahmedi tha: “Nuk ka gjë të keqe nëse veprohet një gjë e tillë, edhe banorët e Mekës e vepronin këtë vepër.”

Qëllimin e ka imam Ahmedi për banoret e Mekës për Sufjan Ibn Ujejne dhe të tjerët nga selefi. Gjithashtu edhe sahabët vepronin këtë gjë, ishte Talha Ibn Musarrif kur bënte hatme Kuranin e tubonte familjën e tij dhe bënte duan e hatmes së Kuranit me qëllim që t’i kaplon bereqeti i duasë edhe familjen e tij. Edhe sahabët të tjerë e vepronin një gjë të tillë.

Shejh Abdullah El Humejdi

Përktheu: Suad Shabani.

————————————————-
[1] Bejhekiu në Shuabul Iman: 5/47-49.