Pyetja:
Janë disa libra në të cilat gjenden disa dua (lutje) të posaçme për çdo rrotullim të tavafit dhe sa’jit, cila është dispozita e kësaj çështje?
***
Përgjigjja:
Kjo gjë nuk ka bazë askund, si dhe nuk ka argument nga Kurani dhe Suneti se për çdo rrotullim në Tavaf dhe Sa’j ka dua të posaçme. Mjafton të lutesh me lutjet të cilat i di ti.
Nuk ka dallim mes rrotullimit të parë, dytit apo të tretit, të gjitha janë të njejta dhe janë adhurim, ty të takon të lutesh me ato lutje që janë të lehta për ty dhe të ato që i ke mësuar. Dmth., lutje që kanë bazë në islam, pa veçuar rrotullimet me dua të posaçme, sepse një e gjë e tillë nuk ka bazë në islam.
Shejh Abdullah el Humejdi
Përktheu: Suad Shabani