Pyetja:
Unë e kam një pyetje: a janë sehiret të vërteta dhe a bën t’ju besosh atyre?
***
Përgjigjja:
Sihri apo magjia është e vërtetë dhe është e mundur që të ketë ndikim tek ai të cilit i bëhet magji. Ne jo që duhet t’ju besojmë, sepse ajo është një gjë e keqe, e që nuk marrim sevape nëse i besojmë e gjynahe nëse nuk i besojmë, por ne nga magjia apo sihri duhet të mbrohemi me mënyrat që na ka treguar i Dërguari ﷺ.
P.sh. a ekziston armiku? Ne nuk mund të jemi më të devotshëm apo më patriotë nëse themi se nuk ekziston apo se ekziston, por më patriotë jemi kur dimë t’i kundërvihemi dhe të mbrohemi nga ai kur na sulmon.
Se si mund të mbrohemi dhe çka duhet të dimë për t’u mbrojtur nga magjia, lexoji disa dua në librin e vogël “Mburoja e muslimanit”! Allahu e di më së miri!
Muhamed Dëmaku