Pyetja:
Dua të fal teube, por të them të drejtën nuk di. A mund të më tregoni si mund ta fal duatë që duhet të them dhe suret që duhen thënë. Me pak fjalë si mund të fal tevbe, besoj se nuk jam vetëm unë që kërkoj të dijë këtë. Në ka mundësi në një mënyrë të thjesht që edhe ata që nuk dinë sure të gjata të kenë mundësi ta falin.
***
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Namazi i pendimit (tevbes) është sunet. Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ, duke thënë: “Nuk asnjë rob i cili mëkaton me ndonjë mëkat, pastaj merr abdest si është më së miri, pastaj ngrihet dhe i fal dy rekate dhe pastaj i kërkon falje Allahut (bën istigfar) e që Allahu mos t’ia falë atij. Pas kësaj lexoi ajetin: “Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e kush i fal gjynahet përveç Allahut (Ali Imran: 135)? – dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë…” [1]
Namazi i pendimit falet 2 rekate sikurse çdo namaz tjetër (sikurse 2 rekatet sunet të namazit të sabahut) përveç se pas namazit njeriu duhet të kërkoj falje nga Allahu i Lartësuar nga mëkati që e ka bërë siç transmetohet edhe në hadithin e lartpërmendur.
Eroll Nesimi
——————————–
[1] Ebu Davudi