Pyetja:

Gjatë agjërimit, a konsiderohet si prishje e tij nëse merret abdest? Është fjala, kur të futet uji në gojë, si duhet vepruar që të mos e prishim atë?

***

Përgjigjja:

Besimtari është i urdhëruar që gjatë abdestit të shpëlajë gojën dhe hundën dhe kjo praktikë duhet të jetë e vazhdueshme edhe në rastet kur jemi agjërueshëm, por në këtë rast duhet të jemi më të kujdesshëm, që gjatë futjes së ujit, të mos depërtojë në brendësi.
Muhamedi ﷺ thotë: “Kur të marrësh abdest, shpëlaje gojën.”
Gjithashtu thotë: “Kush merr abdest, le ta lajë hundën duke futur ujë në të.”
Kurse argumenti që gjatë agjërimit duhet të jemi më të kujdesshëm është hadithi: “Kur të marrësh abdest, pastroje hundën shumë, përveç nëse je agjërueshëm.”
Kjo që u tha është qëndrim i të gjithë dijetarëve pa përjashtim. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi