Pyetja:

Unë zgjohem dhe fali namaz nafile një orë para imsakut dhe pres 20 minuta mbas imsakut për me fal namazin e mëngjesit. Dëshiroj ta di se brenda atyre 20 minutave që pres me fal namazin e mëngjesit a mundem me fal namaz nafile?

***

Përgjigjja:

Ju veproni një punë shumë të çmuar e cila dëshmohet dhe përcillet nga melaiket e Allahut, pra është fjala për namazin e natës. Vazhdoni të jeni e tillë sa herë që mundeni.

Sa i përket pyetjes, po, ju mund të falni nafile edhe gjatë atyre 20 minutave sa pritni në mes të imsakut dhe namazit të sabahut. Edhe ai interval numërohet në kuadër të natës e jo të mëngjesit, andaj edhe mund të falet namazi i natës duke përfunduar me një rekat tek, pra namazin e vitrit dhe për këtë ka argumente.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku