Pyetja:

Jam 14 vjeçare, zakonisht lutem pa zë por mami im ka dëshirë që të lutem me zë dhe të më dëgjojë. A më pranohet lutja? Allahu ju ndihmoftë!

***

Përgjigjja:

Nuk ka pengesë që lutja drejtuar Allahut të bëhet me zë të ulur apo të ngritur. Ju keni mundësi të luteni edhe pa zë, atëherë kur nëna juaj nuk është me ju apo afër jush. E rëndësishme është të luteni për gjëra të rëndësishme dhe me përmbajtje të dobishme. Allahu thotë: “E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” (Bekare, 186)

Muhamed Dërmaku