Pyetja:
Familja ime mban mbiemrin Latifi. A duhet ta ndryshojmë, kur dihet se është cilësi e të Madhërishmit Allah?
***
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Emri “El-Latif”, shqip “i Buti”, është një nga nëntëdhjetë e nëntë emrat e Allahut të Lartësuar, prandaj është e ndaluar ta përdorim për të emërtuar me të krijesat. Por duhet të kemi parasysh se i ndaluar është përdorimi i këtij emri së bashku me nyjën shquese “El”, kështu që nëse përdoret e pashquar “Latif”, atëherë nuk ka në të ndalesë.
Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi